Tashmë ka filluar punën Akademia më e re e futbollit, iniciativën për themelimin e së cilës e ka marrë ish-anëtari i Kombëtares së Kosovës Naser Jasiqi. Në krah të tij në fillim të punës së kësaj akademie do të jenë dy ish-bashkëlojtarët e tij të KF Vëllaznimi, Labinot Efendia e Ndrec Komani. Të tre trajnerët e liçensuar nga FIFA, do të jenë të mbikqyrur nga trajneri i mirënjohur Kosovar dhe pjesë e kombëtares, Genc Hoxha. Çasja profesionale në këtë akademi ka bërë që një numër i madhë i talentëve t’na adresohen neve, madje duke braktisur shkollat e deritashme të futbollit!
Konkurenca është e madhe dhe të gjitha ata të cilët lajmërohen së pari, do ta sigurojnë vendin pranë Akademis së Futbollit dhe do të mund të startojnë menjëherë sepse numri është i limituar. Për informacione shtesë si nga çështja organizative apo e regjistrimit, ju lutem na kontaktoni në lokalet e Akademis që gjindet në “Rugen Tirana (tranzit) përballë „Restaurant Oita 2”, prej ores 09:00 – 13:00 dhe mbas dite prej 16:00-18:00 ose përmes E-Mail:
info@junited-footboll.com ose Telefon: 044 133 593, 044 24 66 27 dhe 044997700.
Akademia J-UNITED, ushtron aktivitetin e saj në qytetin e Gjakovës.